Identifikohet shqiptari që gjeti vdekjen në një kompani në Itali
Identifikohet shqiptari që gjeti vdekjen në magazinën e një qendre tregtare në Pontedera të Italisë.
Artur Isenaj, lindur në vitin 1960 në Shqipëri dhe që jetonte në Torino, gjeti vdekjen në ditët e para pas pushimeve të verës. Ai po shkarkonte, ndërsa pësoi një goditje në gjoks me gjasë ata kardiak.
Punonjësit e tjetër u përpoqën ta ndihmonin. Pavarësisht ardhjes së shpejtë të ambulancës dhe ndërhyrjes së mjekëve për ta ringjallur atë, asgjë nuk u bë e mundur për shqiptarin, i cili u transportua në dhomën e emergjencës të spitalit “Felice Lotti”, ku mbërriti pa jetë.
Burri që kishte punuar për një kohë të gjatë si shofer kamioni dhe nuk kishte pasur probleme të veçanta shëndetësore.
Fillimisht trupi u transferua në morgun e Pontedera, dhe më pas trupi i është dorëzuar familjes.