Identitet

14 dhjetor 2022 | 23:19

Elife Luzha

Kam mijëra vjet me erërat e shekujve që zgjohem

Mbretëreshë e hyjnive isha qysh në parahistori

Nën të njëjtin ujë pellazgë u pagëzova shqiptare

Me fenë e flamurit  e besën për  shqiptarinë

O vend i bekuar me fushëqiell  fole të shqiponjave

Nga lashtësia si në Motin e Madh rrugë gjaku ke bërë

Nëpër histori mbajte një emër një gjuhë një flamur si fe

Ti gurshkëmb i paluajtur me ngjyrgjakun tim atdhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i shoqëruar nga kryetari…