Identiteti i personit që e qëlloi ish-kryeministrin Shinzo Abe
08 korrik 2022
| 09:12
Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe është qëlluar dy herë me armë në një tubim elektoral. I dyshuari është arrestuar në vend të ngjarjes, ndërsa tani policia ka folur për identitetin e tij.
41-vjeçari Tetsuya Yamagami, banor në qytetin Nara, ishte ish-anëtar i Forcave të Vetëmbrojtjes Detare të Japonisë. Ai thuhet se ka shërbyer në MSDF deri në vitin 2005.
Ministria e Mbrojtjes po mbledh informacione të tjera për këtë person.
Dyshohet se ai kreu sulmin me një armë të përgatitur në kushte shtëpie.
Abe u qëllua dy herë dhe e shtëna e dytë e rrëzoi përtokë. Gjendja e tij është kritike.