IDF-ja izraelite vret edhe 20 militantë të Hamasit në Gazë

07 maj 2024 | 08:44

Forcat izraelite kanë marrë kontrollin e pjesës së Gazës të kalimit kufitar Rafah.

Kjo është konfirmuar nga vetë IDF-ja izraelite për një operacion të realizuar gjatë natës në atë, ku raportohet se trupat e tyre kanë hyrë në Gaza rreth 3.5 kilometra, transmeton Telegrafi.

IDF tha se brigada 401 Givati kreu operacionin duke arritur të kalojnë dhe marrin nën kontroll rrugën kryesore Salah al Din.

Megjithatë gjatë këtij operacioni, izraelitët thonë se kanë vrarë 20 militantë të Hamasit dhe se kanë lokalizuar tre tunele që i përdori Hamasi.

Aktiviteti aktual brenda vetë qytetit, u përshkrua si një “operacion antiterrorist shumë i saktë dhe i kufizuar në hapësirë… brenda zonave specifike brenda Rafahut lindor”.

Kalimi Kerem Shalom është gjithashtu i mbyllur për “arsye sigurie”, tha IDF, duke shtuar se do të punojë për ta rihapur atë së shpejti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maliq Ndreca Unë Gjeneral Maliq Ndreca, jam me Ty Ali…