IDF-ja raporton se ka vrarë ekspertin e zhvillimit të armëve të Hamasit

08 nëntor 2023 | 08:42

Ushtria izraelite ka publikuar raportin më të fundit mbi zhvillimet në Rripin e Gazës.

Ajo ka njoftuar përmes një kumtese se ka vrarë ekspertin e zhvillimit të armëve të Hamasit.

“Bazuar në të dhënat e inteligjencës dhe IDF-së, aeroplani luftarak ka vrarë Mohsen Abu Zin, kreun e repartit të armëve dhe industrisë të Hamasit”, thuhet ndër të tjera.

IDF-ja gjithashtu theksoi se Abu Zin ishte “ekspert për zhvillimin e armëve strategjike dhe të raketave që i përdor Hamasi”.

Trupat izraelite në sulmet ajrore gjithashtu kanë goditur dy celula të Hamasit që tentonin të shkrepnin raketa anti-tank mbi mjetet e blinduara të izraelitëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot shqyrton në parim…