Idriz Vehapi ironizon me shtesat prej 10 euro për femijët
Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Rahovec, Idriz Vehapi, i cili në qeveritë e kaluara ka qenë ministër i Bujqësisë dhe ish-kryetari i Komunës së Rahovecit, ka ironizuar me projektrezolutën që parasheh që fëmijët prej moshës 0-16 vjeç të marrin shtesë prej 10 euro në muaj.
Vehapi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se me këto ide po tallet me të ardhmen e fëmijëve tanë.
Postimi i plotë i Vehapit:
I qenka dorëzuar Kuvendit të Kosovës një projekt-rezolutë që parasheh shtesë prej 10 euro në muaj për fëmijët 0-16 vjet në emër të zhvillimit të politikave për mbrojtjen e fëmijës dhe familjes!
Me 10 euro në muaj të mbrohet një fëmijë, të fuqizohet familja?!
Kam përshtypjen se dikush po tallet me fëmijët tanë, me të ardhmen tonë!