Idriz Vehapi: Lavdi e përjetshme të gjithë trimave, që ranë për lirinë e Kosovës!
Profesori, Idriz Vehapi i cili njëherit është edhe kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka kujtuar ditën e përjetësisë së Nesimi Elshanit, Halim Hotit, Agron Fetahut dhe Hilmi Krasniqit. “Kushtrimit për të kundërshtuar robërinë, i ishin përgjigjur edhe Nesimi Elshani, Halim Hoti, Agron Fetahu dhe Hilmi Krasniqi, të cilët bashkë me shumë liridashës të tjerë, ishin nisur nga Krusha e Madhe, Celina, Nagavci, Hoqa e Vogël dhe Brestoci për t’u bërë bashkë në protestën e 27 janarit 1990 në Rahovec”. Ka shkruar prof. Vehapi.
Postimi i plotë i Idriz Vehapit:
Kushtrimit për të kundërshtuar robërinë, i ishin përgjigjur edhe Nesimi Elshani, Halim Hoti, Agron Fetahu dhe Hilmi Krasniqi, të cilët bashkë me shumë liridashës të tjerë, ishin nisur nga Krusha e Madhe, Celina, Nagavci, Hoqa e Vogël dhe Brestoci për t’u bërë bashkë në protestën e 27 janarit 1990 në Rahovec. Këtij karvani liridashës, i printe intelektuali e patrioti i shquar, Profesor Ukshin Hoti.
Në këtë ditë u përjetësuan Nesimi, Halimi, Agroni e Hilmiu, për t’u kujtuar gjithmonë si burra atdhetarë e dëshmorë të Kosovës!
Lavdi e përjetshme të gjithë trimave, që ranë për lirinë e Kosovës!