Idriz Vehapi: Lavdi jetës dhe veprës së Tonit, Micit, Bekteshit, Hamdiut e Nezirit
Ish-kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka përkujtuar në 20-vjetorin e rënies dëshmorët Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici nga Rahoveci si dhe dëshmorët Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi e Nezir Ymeri nga Komuna e Vushtrrisë.
Vehapi ka thënë se këta dëshmorë u bënë pjesa më e lavdishme e historisë.
“Ta duash lirinë deri në vetëmohim, të duhet inteligjencë e lartë dhe guxim i pashoq. Të tillë ishin dy heronjtë tanë Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici, të cilët po i kujtojmë sot në 20 vjetorin e rënies. I kujtojmë edhe Bektesh Halitin, Hamdi Hajrizin e Nezir Ymerin nga komuna e Vushtrrisë, që ranë bashkë me djemtë tanë. Ata u shndërruan në liri. U bënë pjesa më e lavdishme e historisë, krenaria dhe frymëzimi ynë i përjetshëm! Lavdi jetës dhe veprës së Tonit, Micit, Bekteshit, Hamdiut e Nezirit!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Vehapi.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2442529765974112&set=a.1412558465637919&type=3&eid=ARA5K8pLXVj39ny8eXyeDJtyeLINVISZjQrSK6uX8YgoEhhOy3Ch7AA0H9jDfj6XJsM8N-5S4Qb1mMDx
/Epoka e re/