Idriz Vehapi pas 40 vjetësh takon ish-eprorin e tij ushtarak, Naser Kuliqin

04 gusht 2023 | 13:55

Ish-ministri, Idriz Vehapi pas 40 vjetësh ka takuar ish-eprorin e tij ushtarak Naser Kuliqin. Kështu ka bërë të ditur në profilin e tij dekani i fakultetit të SHMN-së, Idriz Vehapi.

“Sot, pas 40 viteve, u takuam me mikun e çmuar, Naser Kuliqin, për të cilin ruaj kujtimet dhe respektin më të lartë që nga viti 1983, kur u takuam për herë të parë, në Çrnomelj të Sllovenisë”, ka shkruar ndër tjera njëri ndër drejtuesit e UÇK-së, gjatë luftës në Kosovë, Idriz Vehapi.

Njoftimi i plotë i Vehapit:

Sot, pas 40 viteve, u takuam me mikun e çmuar, Naser Kuliqin, për të cilin ruaj kujtimet dhe respektin më të lartë që nga viti 1983, kur u takuam për herë të parë, në Çrnomelj të Sllovenisë.

Në atë kohë, Naseri, ishte epror ushtarak me akademi ushtarake dhe unë pata fatin të jem ushtar në njësinë që ai e komandonte.

Nuk do ta harroj kurrë, kujdesin që bënte Naseri, për neve ushtarët shqiptarë, në ato kohë shumë të vështira, që po i kalonim së bashku, në të cilat, po ashtu nuk e kishte lehtë as për veten e Tij.

Faleminderit shumë, mik i çmuar Naser Kuliqi!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roberto Soldado është pensionuar nga futbolli, pasi u lirua nga…