Idrizi e Aliu nënshkruajnë memorandum për projektin “Banimi social adekuat”

24 dhjetor 2024 | 09:00

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për projektin “Banimi social adekuat”.

Me këtë memorandum parashihet ndërtimin e projekteve (njësive banesore) të reja për banim social, renovimin e njësive ekzistuese të banimit social dhe rindërtimin apo renovimin e shtëpive private për familjet e cenueshme, shkruan VeriuInfo

Postimi i Ferit Idrizit:

Memorandum mirëkuptimi me MMPHI për projektin “Banimi social adekuat”

Së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, kemi nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi për zbatimin e projektit “Banimi social adekuat”.🤝🏠

Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e kushteve të banimit për familjet dhe individët në nevojë, e i cili përfshinë:

▪️Ndërtimin e projekteve (njësive banesore) të reja për banim social
▪️Renovimin e njësive ekzistuese të banimit social
▪️Rindërtimin apo renovimin e shtëpive private për familjet e cenueshme

Realizimi i këtij projekti, është pjesë e përpjekjeve tona për të përmirësuar jetesën e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka apeluar të gjithë pjesëmarrësit në trafik,…