Idrizi: Komisioni për të Drejtat e Njeriut kërkon llogari për vdekjen e 26-vjeçarit

06 maj 2020 | 14:34

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Valdete Idrizi, ka bërë me dije se anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut kanë kërkuar përgjegjësi pas vdekjes së 26-vjeçarit nga Gjilani në karantinën në Qendrën e Studentëve.

“Natyrisht secili prej anëtarëve të këtij komisioni përveç që i shprehëm shqetësimet tona rreth neglizhencës që ka pasur Ministria e Shëndetësisë po kërkojmë llogari, sepse dorëheqja është akt moral. Në anën tjetër përgjegjësisë nuk mundet askush t’i ik. PDK-ja ka shprehur kërkesën për inicimin e një komisioni të posaçëm hetimor, edhe ne si komision e kemi shprehur gatishmërinë që ta përkrahim në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Njëra prej vendimeve që i morëm është që si komision të vizitojmë Qendrën e Studentëve edhe aeroportin, atë trasenë prej ku vinë të riatdhesuarit, por pse jo edhe pikat kufitare. Këto ishin disa prej temave që ne i diskutuam në komision”, ka thënë Idrizi pas mbledhjes se këtij komisioni.

Më tutje, Idrizi ka thënë se në mbledhjen e këtij komisioni kanë diskutuar edhe për trajtimin e njëjtë që duhet ta kenë të gjithë ata që riatdhesohen në Kosovë dhe duhet të karantinohen për dy javë. /Klan Kosova/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në Prizren ka bërë me dije se…