Idrizi ndërpret punën në një rrugë të Vushtrrisë: Nuk lejoj punë shkel e shko (video)
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë me dije se ka ndërprerë punimet në rrugën “Ahmet Delia” në Novolan të Vushtrrisë.
Ai ka thënë se arsyeja e ndërprerjes ishte puna jo cilësore, mungesa e trashësisë së zhavorit dhe ngjeshja.
Në këtë kontekst, Idrizi ka thënë se nuk do të lejojë punë, siç është shprehur, “shkel e shko”.
“Nuk lejoj punë shkel e shko! Sot gjatë mbikëqyrjes së punimeve në rrugën “Ahmet Delia” në Novolan, e cila ishte planifikuar të asfaltohet, i ndërpreva punimet dhe kamionët me asfalt u kthyen mbrapa”.
“Arsyeja e ndërprerjes ishte puna jo cilësore dhe shmangia nga paramasa (mungesa e trashësisë së zhavorit dhe ngjeshja). Ju bëj thirrje të gjithë operatorëve që marrin punë në Komunën e Vushtrrisë, të punojnë sipas projektit dhe me cilësi, ndryshe do ta marrin të njëjtën përgjigje. Stop punës shkel e shko”, ka shkruar Idrizi në “Facebook”.