Idrizi premton mbështetje për organizatat kulturore dhe artistike të Mitrovicës

02 shkurt 2022 | 16:35

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, ka pritur të mërkurën në takim përfaqësuesit nga Rrjeti i Organizatave Kulturore (RROK) nga Mitrovica.

Gjatë këtij takimi janë shkëmbyer shumë ide për projekte dhe agjenda të përbashkëta kulturore që priten të realizohen nga bashkëpunimi me organizatat kulturore dhe shoqëritë civile.

Më këtë rast, drejtoresha Idrizi ka theksuar se bashkëpunimi dhe qasja gjithëpërfshirëse nga ana e drejtorisë në raport me shoqëritë civile nuk do të mungojë asnjëherë.

“Vetëm me angazhim të përbashkët Mitrovicës mund t’ia kthejmë epitetin si djep i kulturës”, ka deklaruar Idrizi.

Më tutje, drejtoresha e DKRS-së ka potencuar se organizatat kulturore dhe artistët mitrovicas do ta kenë përkrahjen institucionale dhe do të gëzojnë trajtim dinjitoz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi është një faktor…