Idrizi: Qeveria Kurti nuk po e konsideron veriun pjesë të Kosovës
Deputetja e PDK-së nga Mitrovica, Valdete Idrizi, nëpërmjet një postimi në facebook ka shprehur shqetësimin lidhur me braktisjen e veriut dhe mungesën e të dhënave për komunitetin serb në raportimet zyrtare të qeverisë në ikje.
Deputetja Idrizi ka vënë në dukje se rasti i vdekjes së shtetasit 47 vjeçar kosovar me përkatësi etnike serbe nga fshat Brus i komunës kosovare të Leposaviqit ende nuk figuron në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.
Po ashtu, ajo tha se ministria nuk ka raportuar as “rastet e infektimit të pjestarëve të tjerë të komunitetit serb në Kosovë të cilët testimin dhe trajtimin po e bëjnë tek strukturat paralele serbe që kjo qeveri vetë ka lejuar të hyjnë në Kosovë”.
Këtë veprim ajo e ka quajtur shkelje ligjore sepse të dhënat që jep qeveria e Kosovës janë të rreme duke mos përfshirë gjithë popullsinë e Kosovës. Po ashtu ajo ka theksuar se me këto veprime, qeveria Kurti de-facto nuk po i konsideran banorët dhe komunat e veriut si pjesë të Kosovës.
Postimi i i plotë saj:
Qeveria në detyrë përveç që duhet të jetë bashkëpunuese dhe e përgjegjshme, ajo duhet të jetë transparente dhe e sinqertë me qytetarët, para së gjithash.
Është për të ardhur keq gjithashtu që faqet zyrtare të qeverisë në ikje ende nuk e kanë përfshirë në raportet zyrtare të përhapjes së koronavirusit, rastin e vdekjes së shtetasit 47 vjeçar kosovar me përkatësi etnike serbe nga fshat Brus i komunës kosovare të Leposaviqit.
Njëjtë nuk janë raportuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetsisë së Kosovës as rastet e infektimit të pjestarëve të tjerë të komunitetit serb në Kosovë, të cilët testimin dhe trajtimin po e bëjnë tek strukturat paralele serbe që kjo qeveri vetë ka lejuar të hyjnë në Kosovë.
Kjo përveç që nuk është e drejtë, është edhe një shkelje ligjore sepse qeveria është duke përhapur informacione të pasakta duke mos përfshirë të dhënat e plota për të gjithë shtetasit dhe territorin e Kosovës. Gjithashtu nënkupton që kjo qeveri de-facto nuk e konsideron atë pjesë të territorit si Kosovë dhe as banorët e atjeshëm si shtetasit e saj.