
Idrizi rikthehet te Llapi
04 korrik 2018
| 17:15
Bujar Idrizi është lojtari i ri i Llapit. 26-vjeçari u rikthye te skuadra e Llapit pas një aventure në Shqipëri me skuadrën e Kukësit.
“Bujari pasi nuk arriti akordin me Kukësin, e pa të arsyeshme t’i rikthehet edhe një herë vendlindjes dhe klubit të zemrës Llapit drejt arritjes së synimeve të këtij edicioni së bashku me lojtarët tjerë”, thuhet në njoftimin e KF Llapi.
Bujar Idrizi në të kaluarën përveç Llapit dhe Kukësit luajti edhe për dy skuadrat nga Mitrovica: Trepçën dhe Trepçën ‘89.
/Epoka e re/