
Idrizi vazhdon me Llapin
31 maj 2019
| 19:17
KF Llapi ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit me mbrojtësin e krahut të djathtë, Bujar Idrizi.
Idrizi me kontratën e nënshkruar sot, do jetë pjesë e klubit deri në qershor të vitit 2020. Bujar Idrizi sezonin që lamë pas ka zhvilluar 30 ndeshje, ku ka shënuar 2 gola dhe 3 asistime.