IFAB konfirmon ndryshimin në futboll

13 qershor 2022 | 16:25

Në kohën e pandemisë për shkak të lodhjes nga kalendari i ngjeshur, për t’i ardhur në ndihmë skuadrave u vendos që trajnerët të kishin në dispozicion pesë zëvendësime, nga tre që ishte rregullorja para Covid-19.

Një lëvizje e tillë u mbështet nga shumë trajnerë ndërsa tashmë Bordi i Shoqatës së Futbollit Ndërkombëtar ka vendosur që duke nisur nga sezonin 2022-2023 pesë zëvendësimet të jenë të përhershme duke ndryshuar rregullin me tre që ishte më parë.

Në një mbledhje ku ishin pjesëmarrëse Federata të ndryshme dhe përfaqësues të FIFA-s, Bordi i Shoqatës së Futbollit Ndërkombëtar zyrtarizoi rregullin e ri ndërsa për t’u theksuar se pesë zëvendësimet mund të kryhen në vetëm tre ndërprerje të lojës në mënyrë që të mos shpërdorohet kohë e vlefshme nga 90-minutat e parashikuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Abedin Rexha -…