IFFHS-ja zbulon lojtarin e vitit
Federata e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS) e vendosi kapitenin e Kombëtares së Kroacisë, Luka Modriqin si më të mirin në vitin 2018.
Nënkampioni i botës ia doli të marrë më shumë pikë në vlerësimin e bërë, duke lënë pas argjentinasin Lionel Messi dhe belgun Eden Hazard. Juria prej 90 ekspertësh nga e gjithë bota vendosi të lërë jashtë podiumit portugezin Cristiano Ronaldo. Përsa i përket diskutimit për portierët, më i miri i globit u vlerësua Courtois me 181 pikë, para francezit Lloris dhe veteranit Buffon, i cili e kishte fituar këtë çmim vitin e kaluar.
Liga e Kampionëve i dha Zinedine Zidane vendin e parë në renditjen e trajnerëve për klube. 296 pikë për francezin, dukshëm i distancuar nga Jurgen Klopp në vendin e dytë dhe Pep Guardiola në shkallën më të ulët të podiumit.