Igball Jashari: Keqardhje për mos kualifikim, synoj një ditë të luaj për Kosovën A

26 mars 2024 | 15:48

Përfaqësuesja U19 e Kosovës nuk ka arritur të bëj mrekullinë për tu kualifikuar në “Euro 2024”.

Pas një starti fantastik ku morën fitore 1-0 përballë Austrisë, Dardanët e rinj pësuan dy humbje radhazi nga Spanja 2-1 dhe nga Sllovenia 2-0 për të përfunduar të tretët në grup të Elite Round.

Një nga talentët më të mëdhenj të Kosovës, Igball Jashari që aktivizohet me Prishtinën në kampionatin kosovar ka thënë për faqen zyrtare të klubit se ka marrë një eksperiencë të mrekullueshme.

18-vjeçari ka thënë ndër të tjera se në të ardhmen synon që të luaj për Përfaqësuesen U21 dhe ëndërron atë A një ditë.

“Keqardhje që nuk ia dolëm të kualifikohemi. Ndërsa në këto tre ndeshje për mua ishin mësim dhe eksperiencë e madhe, sidomos kur ndeshesh me këso emra Përfaqësuesesh si Spanja”.

“Normalisht synimet e mija tani janë Kombëtarja U21 e pse jo në të ardhmen edhe A-ja, që të vazhdoj me sukses t’i mbroj ngjyrat e vendit tim ashtu siç kam vepruar me U17 dhe U19”, ka thënë Jashari.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sony Pictures sapo ka publikuar trailer-in e “Bad Boys “,…