Igball Jashari prezantohet te FC Prishtina me këngën e Adem Jasharit

01 nëntor 2022 | 22:26

Igball Jashari është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës së Prishtinës.

Igballi, që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skenderajt, siç e do zakoni, e ka kënduar një këngë para lojtarëve në tubimin e parë me skuadrën e parë, përcjell Gazeta Express.

17-vjeçari iu bashkua skuadrës së Ismet Munishit para ndeshjes me Trepçën ’89, që zhvillohet të mërkurën.

Jashari u prezantua me këngën e njohur “Mora Fjalë”, që i kushtohet komandantit legjendar, Adem Jasharit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbër Rxhaj ka thënë se…