Iggy Azalea dhe Playboi Carti thonë se iu vodhën bizhuteri në vlerë të 300 mijë dollarëve
25 nëntor 2019
| 11:02
Iggy Azaleas dhe të dashurit të saj Playboi Carti u janë vjedhur bizhuteritë me vlerë mbi 300 000 dollarë në rezidencën e tyre në Georgia.
Ngjarja ndodhi më 14 nëntor në shtëpinë 6 500 metra katrorësh që çifti e ka me qira, por nuk u raportua deri më 17 nëntor.
Midis bizhuterive të vjedhura nga dhoma e ndenjes së rezidencës ishte një orë 57 mijë dollarëshe Audemars Piguet, një unazë diamanti 35 mijë dollarë dhe një zinxhir 39 mijë dollarësh.