Igli Tare pas 15 vitesh do të largohet nga Lazio
25 maj 2023
| 16:57
Lazio do të ndryshojë drejtorin sportiv këtë verë, me kontratën e Igli Tares që skadon në qershor dhe që nuk do të rinovohet.
Klubi italian ka vendosur që të promovojë Angelo Fabianin, ish-drejtor sportiv i Salernitanas dhe menaxher aktual i ekipit “Primavera” dhe atij të femrave.
Kështu Tare do të largohet nga posti i drejtorit sportiv të Lazios pas plot 15 vitesh, ndërsa për shqiptarin ka oferta nga Juventusi në Itali si edhe nga Bayer Leverkusen dhe Hoffenheim në Gjermani.