Igli Tare pranë ‘divorcit’ me Lazion, gati të jetë pjesë e FSHF-së
06 korrik 2022
| 14:47
Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, Igli Tare është pranë “divorcit” nga Lazio dhe po mendon seriozisht që të marrë një pozicion në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, thuhet se ka dy skenarë për ish-sulmuesin e Kombëtares. E para të vijë në Shqipëri për të marrë një rol të rëndësishëm në FSHF dhe e dyta të shkojë në Bundesligën gjermane aty ku ka luajtur si futbollist. Pas tij si drejtor sportiv janë duke e ndjekur, Frankfurt, Bayer Leverkusen dhe Leipzig. E gjithë kjo situatë vjen pas kaosit të krijuar te Lazio mes presidentit Lotito, trajnerit Maurizio Sarri dhe vetë Igli Tares për merkaton e skuadrës.