IHMK bën thirrje: Kujdes nga kontakti i drejtpërdrejtë me rrezet e diellit

07 korrik 2024 | 08:00

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë celsius.

Ky institut ka bërë thirrje që të bëhet kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit.

“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.Preferohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP (Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik). KUJDES kontaktit direkt me rrezet e diellit për shkak të indeksit UV të lartë”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 6 korriku të gjithë emigrantët që jetojnë në Itali…