IHMK-ja: Do të jetë një javë mjaftë dinamike dhe me rënie të temperaturave
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se pesë ditët e javës së ardhshme do të jenë mjaftë dinamike dhe me rënie të temperaturave.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se do të ketë mot të vranët, me diell dhe vende-vende riga lokale shiu.
Temperatura minimale do të jetë tetë gradë Celsius, kurse maksimalja do të jetë 28 gradë Celsius.
Më poshtë e keni parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme:
E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen që vende -vende të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.
E martë – Mot kryesisht i vranët dhe me shi. Reshjet e shiut të shoqëruara me rrufe parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e Republikës.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-8m/s.
E mërkurë – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s.
E enjte – Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.
E premte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Vranësitrat në pjesën e dytë të ditës vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimt me shpejtësi 1-5m/s.
Kushtet agrometeorologjike do të jenë në përmirësim e sipër, duke përfshirë edhe kushtet hidrike.