IHMK-ja paralajmëron stuhi të fuqishme pasditen e sotme

26 qershor 2024 | 14:30

Në shumë qytete të Kosovës, ditëve të fundit, ka pasur shira të rrëmbyeshme.

Rreth kësaj, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka treguar se edhe gjatë ditës së sotme do të ketë destabilizim të motit.

“Sot do të jetë një nga ditët më të paqëndrueshme në gjithë rajonin, por edhe në Kosovë si pasojë e aktivitetit ciklonik dhe zhvendosjes së këtyre masave të nxehta ajrore. Pasdite do të ketë destabilizim të motit. Shumë rajone do të përfshihen nga rrebeshe shiu, por që do të jenë të intensitetit të lartë, pjesa jugore, juglindore dhe verilindore me reshje të intensitetit të lartë, shira të rrëmbyeshme dhe erëra të forta,” ka thënë Aliu për “RTV Dukagjini”.

Aliu ka treguar se temperaturat minimale do të jenë nga 14-15 deri 16 gradë, ndërsa maksimalet 30 deri 31 gradë.

Aliu ka bërë apel që gjatë ditës së sotme duhet të kemi kujdes që të mos ketë komunikacion deri sa të kalojë kjo stuhi që pritet të ndodhë pasditen e sotme.

Po ashtu, Aliu ka treguar se gjatë vikendit do të jetë mot më stabil me temperatura 30-31 deri në 32 gradë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra po përgatitet të përballet me Italinë e Luciano Spallettit,…