IHMK-ja: S’ka rrezik për përmbytje në Kosovë

16 korrik 2021 | 15:51

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se përkundër reshjeve me intensitet të lartë, nuk do të ketë rrezik për përmbytje lumore në vendin tonë.

Sipas IHMK-së reshje të shiut do të ketë nga 17 deri më 19 korrik.

“E shtune, 17 korrik 2021 – e hëne 19 korrik 2021 00:00. Sipas llogaritjeve të IHMK-së (sektori për hidrologji dhe prognoza hidrologjike), nga data 17-19 korrik 2021, pasi që pritet të ketë reshje të shiut me intervale të ndryshuara të cilat do të jenë të intensitetit të ulët deri mesatarisht të lartë por kryesisht të karakterit lokal, mund të jenë të shoqëruar me shtrëngata dhe herë pas here me shkarkime rrufesh dhe mundësi breshëri, të cilat mund të shkaktojnë probleme dhe vështirësi lokale, si në funksionimin e sistemeve të kanalizimeve, dhe të ujërave atmosferike, vështirësi lokale të qarkullimit rrugorë, rrëshqitje të dheut, etj”, ka njoftuar IHMK-ja.

Ky institut ka njoftuar se reshjet me intensitet më lartë në disa zona, mund të aktivizojnë rrjedhat e shpjeta me karakter malor siç janë përrenjtë dhe paraqitjen e vërshimeve të shpejta lokale.

“Në lumenjtë kryesorë sipas rrjetit të stacioneve hidrometrike në Kosovë, nuk parashihet që të kenë lëkundje të theksuara të niveleve dhe prurjeve të ujit, prandaj edhe nuk do të ketë rrezik nga përmbytjet lumore”, ka njoftuar IHMK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate (PSD), Shqipe Pantina,…