IHMK-ja thotë se mund të ketë vërshime të shpejta, përmbytje dhe rrëshqitje të dheut
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për mundësinë e vërshimeve të shpejta në vendin tonë.
Në njoftimin e publikuar nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë në mes të tjera është thënë se ka probabilitet të lartë të reshjeve ekstreme dhe përmbytjeve të mundshme si dhe rrëshqitje të dheut.
Njoftimi i plotë i IHMK-së:
Njoftim për (mundësi) vërshime të shpejta!
Shteti: Republika e Kosovës
Regjioni: (Pjesa Veriore, Verilindore);
Pika më e hershme e parashikuar: e martë, 23 Qershor 2020 – 12:00;
Përqindja e zonës së prekur të ndjeshme ndaj rrëshqitjeve të dheut: shumë e lartë: 43 për qind, lartë: 34 për qind, moderuar: 12 për qind.
Data e parashikimit: 23.06.2020. 08 UTC, duke treguar një probabilitet të lartë të reshjeve ekstreme dhe përmbytjeve të mundshme.
Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 23.06.2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona do të paraqesin mundësi për paraqitje të vërshimeve të shpejta, siç janë rrjedha e sipërme e lumit Llap, zona e Prishtinës me rrethinë dhe pjesa veriore dhe lindore e Kosovës.