IHMK-ja tregon se kur kthehen temperaturat e larta në Kosovë

04 qershor 2019 | 22:37

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se dy ditët e ardhshme në Kosovë pritet të ketë reshje shiu, derisa nga e premtja do të kthehen temperaturat e larta.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius.

“Situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë gjatë këtyre dy ditëve në vijim, përpos që në fushat termike do të ketë rritje dhe reshjet do të jenë më të kufizuara. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s. Nga dita e premte siç kemi parashikuar ditë më parë, do të regjistrohen temperatura të larta, për të arritur gjatë vikendit deri 29 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot në rrugën…