
IHMK: Këtë javë do të kemi mot të vranët dhe me intervale me diell
12 shkurt 2018
| 11:35
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë kësaj jave në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat nga pasditja e së martës dhe të mërkurën do të shoqërohen me reshje shiu të përziera me borë, kurse në viset e larta malore do të ketë reshje bore.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius.
IHMK ka treguar se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.