IJF-ja krenare me xhudon e Kosovës, kërkon të ngrihen edhe sportet e tjera
Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) është shprehur krenare me xhudistët e Kosovës për sukseset e arritura dhe për shpërblimet që morën së fundmi nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Pak ditë më parë, kampionia olimpike Distria Krasniqi dhe kampioni evropian, Akil Gjakova i fituan çmimet kryesore, ndërsa trajneri i vitit u zgjodh Driton Kuka. Për këto suksese të xhudos së Kosovë, IJF-ja po ndihet krenare, teksa ka kërkuar që edhe sportet e tjera të ngrihen.
“Në Kosovë, një vend i cili sportin e xhudos e ka elitë, Distria Krasniqi, kampione olimpike në kategorinë -48kg dhe Akil Gjakova, kampion evropian, janë shpërblyer duke u zgjedhur sportistët e vitit dhe nga këtu ne ju njoftojmë: Derisa ne jemi krenarë me xhudon kosovare, sportet tjera duhet të ngritën sepse xhudo po i fiton të gjitha çmimet çdo vit dhe, edhe pse i meriton ato, ne nuk duam të qohemi ngacmues. Gjithashtu, Driton Kuka u kthye në shtëpi me çmimin e trajnerit të vitit. Ne jemi të sigurt se ai nuk ka hapësira të shumta në shtëpinë e tij pasi këtë çmim e fiton çdo vit”, shkruan Federata Ndërkombëtare e Xhudos në uebfaqen e saj zyrtare.