IKD-ja e vlerëson të mangët Projektligjin për konfiskim të pasurisë

19 janar 2022 | 12:04

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka prezantuar analizën “Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme: problemet juridike të Projektligjit aktual”.

Gjatë prezantimit të kësaj analizeu tha se me këtë projektligj shfaqen shumë paqartësi sa i përket udhëheqjes së drejtorit të kësaj byroje dhe shkarkimit të tij nga ana e Kuvendit.

Hulumtues i lartë në IKD, Gzim Shala, ka thënë se sipas Projektligjit të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme objektivisht nuk mund të jetë e pavarur.

“Byroja udhëhiqet nga drejtori i përgjithshëm. Konform këtij projektligji, drejtori i përgjithshëm është autoriteti kryesor për fillimin e verifikimit të pasurisë dhe fillimin e procedurave të konfiskimit. Problemi qëndron në atë se drejtori i përgjithshëm emërohet me shumicë të thjeshtë nga Kuvendi (me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë), pas propozimit të Komisionit mbikëqyrës të Kuvendit. Pra, ndër autoritetet kryesore për të implementuar qëllimin e Projektligjit emërohet lehtësisht nga partitë në pushtet. Shto këtu që mandati i drejtorit ka garanci tejet minimale, ku i njëjti mund të shkarkohet mbi bazën e pa precizuar sa duhet të ‘dështimit në përmbushjen e mandatit ligjor’. Në rrethana të tilla, është e pamundur që Byroja të mund të cilësohet si institucion i pavarur dhe i paanshëm në ushtrimin e detyrave. Drejtori i përgjithshëm do të varet tërësisht nga partitë në pushtet; përkatësisht, me ndërrimin e shumicës parlamentare në Kuvend, nën rregullimin aktual, do të ndërrojë edhe drejtori i përgjithshëm”, ka theksuar Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi u kthye në stërvitje me Paris Saint-Germain të…