IKD-ja mirëpret miratimin Strategjisë për Sektorin e Sundimit te Ligjit
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, e ka mirëpritur veprimin e qeverisë për miratuar Strategjinë për Sektorin e Sundimit te Ligjit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky është vendimi më përmbajtjesor që ka marr qeveria Kurti.
Sipas tij, vetëm me zbatimin e kësaj strategjie mund të kemi gjyqësor të pavarur.
Postimi i plotë i Miftarajt:
Vendimi me i mire dhe me përmbajtjesor qe ka marr qeveria Kurti qe nga formimi i saj është miratimi i Strategjisë për Sektorin e Sundimit te Ligjit.
Vetëm vullneti politik, koordinimi dhe bashkëpunimi institucional ne zbatimin e kësaj Strategjie, mund te bej ndryshimin, mund te kthej besimin e publikut ne sistemin e drejtësisë, mund te kemi gjyqësor te pavarur dhe te paanshëm dhe mund te kemi shprese se do te luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Lajm i jashtëzakonshëm. Sot me këtë vendim duhet të jenë krenar të gjithë ministrat e drejtesisë që kanë punuar në këtë strategji në pesë vitet e fundit, ekspertët vendore dhe ndërkombëtare, partnerët ndërkombëtare që kanë ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë, si US Embassy, EU office, UK Embassy, USAID, shoqëria civile, etj.