IKD-ja: Mostransparenca e mjeteve për të akuzuarit nga Specialja, ngjallë dyshime për mostrajtim të barabartë

29 dhjetor 2020 | 12:14

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) kanë thënë se Ministria e Drejtësisë, nuk është duke u treguar transparente shpenzimet për mbrojtje për të akuzuarit nga Gjykata Speciale.

Yll Zeka, hulumtues në IKD, në publikimin e raportit “Fshehja e kundërligjshme e shpenzimeve publike për mbrojtësit e speciales”, ka thënë se mostransparenca ngjall dyshime se të akuzuarit s’po trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Qeveria ka obligim të informojnë qytetarët për këtë proces që garantohet me vet Kushtetutën të cilat para kanë llogaridhënien. Por ajo që po shohim është se Ministria e Drejtësisë po bie ndesh me këto parime. Nuk është duke i bërë transparente, por shpenzimet është duke i fshehur Ministria e Drejtësisë. Dhe kjo lë për të dyshuar se nuk po trajtohen në mënyrë të barabartë të akuzuarit e speciales”, ka thënë Zeka.

Ndërsa Lavdim Bajraktari, ka thënë se deri nëntor janë ndarë 61 mijë euro. Ai ka theksuar se ndarja e fondeve për personat që janë ftuar në cilësinë e dëshmitarit s’është e paraparë as me ligj.

“Deri në nëntor ka ndarë 61 mijë euro për persona që po dyshohen. Pra kemi të bëjmë me një proces juridik. Ligji për qasje në dokumente publike ka paraparë që do të lejohet nëse ka shpenzim të parasë publike. Këto kritere nga gjykata janë qëllimi i informacionit, natyra dhe roli i kërkuesit të informacionit. Këto fonde ndahen për personat që kanë shkuar si dëshmitar. As në ligj nuk është përcaktuar lejimi i këtyre fondeve. Nëse akuzohen këto të holla do të rriten”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Tringa Ramadani, ka përmendur disa nga rekomandimet që IKD-ja kanë nxjerrë për Qeverinë.

“Ndihma të mos jepet në mënyrë selektive. IKD-ja i rekomandon qeverisë që të gjitha proceset e mbrojtjes juridike dhe mbështetjes financiare të akuzuarve në proceset gjyqësore në dhomat e specializuara të bëjë duke u bazuar në parimet e transparencës llogaridhënies dhe barazisë. Në këtë rast IKD-ja rekomandon qeverisë ti bëjë publike të gjitha dokumentet që ndërlidhen me asistencën financiare që u jepet të akuzuarve nga fondet publike”, ka thënë Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MSh), Ramë Likaj, ka shpalosur…