Ikja e kolosit, kidnapimi i turpshëm, kërcënimi i Kërshëndellave dhe rikthimi i mashtruesve!

03 janar 2019 | 17:58

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

 Titulli përmban zhvillimet që e kanë shënuar vitin 2018 dhe, mbase, do të jenë përcaktuese edhe për vitin 2019 dhe të tjera vite që do t’i presin gjeneratat e ardhshme. Me përparësitë dhe pasojat shumë të mundshme dhe lehtësisht të parashikueshme.

 

  1. Ikja e Kolosit – Bacë Adem Demaçit: Nëse dikush prej shqiptarëve mund të konsiderohet si vazhdimësi gjenetike e luftës për liri dhe bashkim kombëtar e që ka filluar me Hasan Prishtinën, ai është Bacë Adem Demaçi dhe askush tjetër.

Nëse dikush prej shqiptarëve është shembull i vetëflijimit thuaja 30-vjeçar nëpër kampet e përqendrimit jugosllav për liri dhe bashkim, ai është Bacë Adem Demaçi dhe askush tjetër.

Nëse dikush ka shërbyer si frymëzim edhe për sakrificat më sublime për të gjithë ata që e kanë dashur lirinë dhe bashkimin kombëtar, ai, pa asnjë dyshim, është Bacë Adem Demaçi.

Nëse dikush ka pasur guximin të flasë, të veprojë dhe asnjëherë të mos dorëzohet ai është Bacë Adem Demaçi.

Nëse dikush iu dha kuptim ëndrrave për liri dhe i mbushi me përmbajtje përmes shembullit personal, ai ishte dhe mbeti, Bacë Adem Demaçi.

Nëse dikush u bë zëri i njerëzve dhe popujve të robëruar që, përtej territ dhe grilave shihnin dritën dhe lirinë dhe nëse dikush u bë shpresa e tyre, ai ishte Bacë Adem Demaçi.

Nëse dikush i shndërroi kampet dhe llogoret e përqendrimit jugosllave dhe serbe në shkollë, fakultet dhe Akademi të vlerave njerëzore, kombëtare, politike dhe morale, ai ishte Bacë Adem Demaçi.

Nëse dikush i kishte të njësuar në një personalitet mençurinë, guximin, durimin, veprimin, sakrificën, dhembshurinë, thjeshtësinë, empatinë, faljen dhe drejtësinë, ai ishte dhe mbeti, pa asnjë dyshim, Bacë Adem Demaçi.

Nëse dikush e vazhdoi ecjen e njerëzimin pasi që u nis dhe u formua nga Ademi apo Adami përmes flijimit biblik ata ishin, Simboli i Qëndresës, Sakrificës dhe Përjetësisë, Bacë Adem Demaçi dhe Komandanti Legjendar i Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare të Kosovës, i Pavdekshmi Adem Jashari. Nëse zanafilla e njerëzimit është nga një Adem apo Adam, zanafilla e Luftës për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar përbëhet nga dy shtylla që e rishkruan historinë me gjak dhe sakrificë, nga dy Adema, nga Bacë Adem Demaçi, Komandant Politik dhe nga Adem Jashari, Komandant Ushtarak. Këta janë vetë qenia dhe historia e shqiptarëve, derisa në tokë dhe mbi tokë do të jetë edhe një shqiptar i vetëm. Mirëpo, siç ndodhë në historinë e shqiptarëve, patriotët më të mëdhenj shqiptarë janë vrarë nga vet shqiptarët duke filluar nga Hasan Prishtina, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi, Haxhi Zeka dhe shumë të tjerë.

Bacë Adem Demaçin më shumë e pushkatuan (jo me armë) shqiptarët se të gjithë armiqtë e shqiptarëve bashkë! Këta, shokët dhe shoqet e ‘Facebook’-ut që e keqpërdornin Bacën edhe kur nuk ishte mirë me shëndet, nuk ia lanë as edhe një milimetër pushtet, nuk e lanë asnjëherë të bëhet as deputet e lëre më në ndonjë post më të lartë. Hashim Thaçi dhe Albin Kurtin nuk e lanë Bacën të bëhet president i Kosovës; i pari për shkak të miqësisë së madhe me bashkëpatriotin dhe aktivistin e madh antikombëtar, që kurrë dhe asgjë nuk dha për Kosovën por vetëm sa ka marrë dhe vazhdon të merr edhe sot, Behgjet Pacollin, mik i zemrës dhe i shpirtit e sidomos i interesit i Hashimit.

Kurse, Albini, për shkak të urrejtjes, që nga koha e luftës ndaj Hashimit, nuk pranoi të mbështes Bacën Adem për president shkaku se Baca nuk pranoi të bëhet mashë e Albinit, për ta luftuar Hashimin! Tash, që të dyve po u vijnë faturat e Bacë Adem Demaçit, Hashimit po i dridhet prapanica nga frika sikur të ishte ulur në karrigen elektrike në Sing-Sing prandaj po ofron marrëveshje mbi marrëveshje kurse, Albini, ngadalë po i ikën partia e me te edhe mundësia për një post të gjakuar dhe të shënjestruar. Tash, me Ekipin e Pleqve të “Urtë” e që i kanë ndërruar të gjitha partitë derisa po pensionohen në LV, po përpiqet ta ndërtojë ardhmërinë e Republikës, pa bashkim kombëtar! Megjithatë, dikush fort e ka nderuar Bacën Adem Demaçi; ata janë nekrofilët dhe komunistët e LDK-së që nuk morën pjesë as në mbledhjen komemorative, as në varrim e as për kryeshëndosh shkaku i një Varri dhe një Pablo Eskobari e për të cilët Baca nuk paska treguar konsideratë dhe respekt!

Ikja e Kolosit Bacë Adem Demaçit nga kjo botë llogaritet si humbje e mijëvjeçarit për shqiptarë por edhe investim për mijëvjeçarin që vjen!

  1. Gylenistët apo kidnapimi i tmerrshëm: Shërbimi Informativ i Turqisë, së bashku me Ambasadën e Turqisë, përkatësisht me ish-ambasadoren që thuaja e theu qafën, por i mori në qafë katër jetë të pafajshme, me udhëheqjen turke të Aeroportit “Adem Jashari”, me disa segmente të korruptuara të Policisë së Kosovës dhe Inteligjencës së Kosovës dhe me dy politikanë shumë të korruptuar dhe të pafytyrë kosovarë, me lejen e ministrit Lekaj, mundësuan aterrimin e një aeroplani pirat turk në aeroportin e Prishtinë me ç’rast, të prangosur dhe të torturuar psikikisht dhe jo vetëm, pavarësisht prej të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare për strehim të të përndjekurve për bindje politike, si dhe vlerave elementare të moralit njerëzor, i dorëzuan gjashtë shtetas turq, por edhe të atillë që kishin shtetësi shqiptare, drejt e në duar të Erdoganit, i identifikuar si otomani i fundit demokrat në stepet e Azisë. Për t’i shpëtuar të pafytyrët, si kokë turku përdorën dy koka shqiptare, Flamur Sefaj dhe Driton Gashi dhe këtu u mbyllë kjo poshtërsi. Kjo pabesi e politikanëve të korruptuar dhe të pafytyrë, njëri prej të cilëve e ka fytyrën artificiale, kurse tjetri ka aq shumë fytyra sa nuk mund ta arnojë as edhe një të vetme, mund të llogaritet si turpi dhe tradhtia shekullore e shqiptarëve që po e pësojnë shkaku i këtyre dy p (l)isave!

      3. Letrat e Trampit dhe kënaqësia e trapit: Presidenti Tramp i nënshkroi dy letra, njëra shumë e mirë për Vuçiqin, Thaçin dhe Serbinë,          sikur ta kishin shkruar vet për nevojat dhe qëllimet e tyre dhe, letra tjetër, jo e keqe por shumë e keqe për Kosovën dhe shqiptarët! Çdo grafolog  apo ekspert i shkrimit, nënshkrimin e presidentit Tramp do ta identifikonte me kafshimin apo gjurmën e dhëmbëve të një peshkaqeni apo barrakude ose, në rastin më të lehtë, të një pirane.

Pse Thaçi e priti me orgazëm këtë letër, nuk keni pse të çuditeni, por mua më brengosë fakti, deri në ankthin më të madh pse për këtë letër nuk ka reaguar Agim Bahtiri, sekseri politik i Behgjet Pacollit dhe luftëtar i shquar për bashkimin e Lagjes Bair me Suhadollin. Euforia apo parimi i teneqes (llamarinës), i njohur te shqiptarët si diçka historike solli në situatë që u shtrinë para letrave të nënshkruara nga presidenti Trump edhe disa koqemëdhenj (të deklaruar së paku ashtu) e lëre më vegjëlia. Për shkak të anatomisë, këtë letër e kundërshtoi vetëm Kimete Berisha e që është më koq…madhe se të gjithë këta, siç thuhet që u pshurrën, nga frika, te rrapi në Mashkullore kurse, për shkak të budallakisë këtë letër po e kundërshtoj shumë fuqishëm edhe unë. Letra është detyruese, kërcënuese dhe legjitimim i humbjes së territoreve apo, siç thotë Hashimi, korrigjimit të kufijve, ku, ne e marrim Luginën e Preshevës (e marrim l…in) dhe nuk japim asgjë më shumë se pjesën më të madhe të veriut.

Ekuilibrimi i interesave të Serbisë dhe Kosovës nënkupton këtë që e thashë më lart kurse, si bonus, e që mbase mund ta ketë Serbia që e kërkon te letra e mirë për Vuçiqin, Thaçin dhe Serbinë kurse shumë e keqe për shqiptarët dhe Kosovën nënkupton edhe Asociacionin e Serbisë në Kosovë si dhe njohja e statusit kategori kushtetuese për pronat e Kishës Ortodokse të Serbisë e që, për rezultat do të ketë që Kosova do t’i ketë dy presidentë, njërin p.sh. Hashim Thaçin, kurse tjetrin Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe në rastin konkret, Otac Teodosije. Letra e nënshkruar nga presidenti Tramp e gjymton Kosovën apo, siç thotë kryeçetniku i politikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, Kosovës do t’i merren disa metra territor. Çfarë ciniku dhe sa i poshtër, edhe ai që e thotë këtë, edhe ne që e durojmë këtë! A po sillet përsëri fantazma e Ahmet Zogut mbi Kosovën dhe trojet shqiptare, do e mësojmë në vitin 2019?!

 

  1. Ekipi Negociator apo kondomizimi i dialogut sipas masave të presidentit: Presidenti Hashim Thaçi, i zgjedhur me votën e LDK-së, si parti institucionaliste, ka dëshmuar potencë politike dhe mbase ka edhe potencë seksuale pasi po i kërcen kujt po donë dhe kur po donë! Për t’i ikur shtatzënisë së padëshiruar dhe shkaku se e vlerëson, me plotë të drejtë se këta që iu kërcen nuk janë të denjë të lënë pasardhës, si njeri shumë i lexuar, po përdorë masa mbrojtëse apo kondomë. Për t’u siguruar 100% se masat mbrojtëse janë efikase, si kondomë po përdorë disa këshilltarë të bindur dhe që kanë dhënë prova deri më sot sikur edhe disa gazetarë, që me Thaçin rrinë më shumë se me familjarët e vet. Dhe që janë mirë të informuar. Dhe që kanë shumë talent për t’i bërë shërbime orale presidentit. Patriotë të vërtetë. Si oralistë mund të krahasohen me Demostenin dhe Ciceronin. Përveç moralistë, ata janë analistë të mirë dhe këtë e kanë vërtetuar duke ndenjur një kohë të gjatë në anusin e presidentit, si miza kali! Pas përkrahjes publike të personave shumë publikë nga një shtëpi shumë publike, Frederika Mogerini dhe Johanes Han si dhe letrës së nënshkruar nga presidenti Tramp, janë rritur apetitet politike dhe sipas tij edhe fuqia politike e presidentit Hashim Thaçi dhe, për këtë arsye ka nevojë për kondomë të formatizuar që u përshtaten edhe ngjarjeve të reja si dhe pasojave në të ardhmen. Kondomët në formë të disa këshilltarëve dhe të disa gazetarëve, për shkak të stërpërdorimit janë holluar shumë, vetëm sa nuk janë çarë. Me një fjalë, janë bërë të papërdorshëm. Ekipi Negociator, i formuar me rekomandimin dhe lejen e presidentit, falë 2-3 individëve është konglomerat prej hajdutësh, të pamoralshëm, antikombëtarë dhe sekser të certifikuar të cilët, gënjeshtrën e llogarisin si shkallën më të lartë të besnikërisë dhe mbajtjes së fjalës. Të tillë i duhen Hashimit kurse këta 2-3 veta, janë në vend të shenjave të pikësimit kur të nënshkruhet marrëveshja midis Vuçiqit dhe Daçiqit të cilin do e zëvendësojë, po e dini kush.

Po më mungon guximi final t’ia përmend emrin në këtë finale apo m…..hane të madhe! Ekipi i kondomizuar Negociator shfaqi dëshira të mëdha që ta tërheq presidentin për kërpeshi duke deklaruar se këta janë bosët e dialogut. Po del se edhe Fatmir Limaj, por edhe Shpend Ahmeti do të jenë shoqëruese të misit, Hashim Thaçi. Fatmir Limaj e ka trupin fit i ka hije dhe e ka një të kaluar kurse Shpendi nuk e plotëson asnjë kusht të jetë shoqërues i misit, me cullën si të mundësve japonezë sumo dhe me prapanicën si Cardy B, është shumë refuzues. Po ky Ekip i kondomizuar Negociator do të dështonte krejtësisht në planin kombëtar po mos ta kishte në përbërje luftëtarin e shquar të çështjes antikombëtare i njohur që nga beteja e Stalingradit, Behgjet Pacollin. Grup më të mirë dhe më kombëtar do ta sajonte edhe strategu i shquar në përmasa ndërkombëtare, Bali Katravella por super strategu Hashim Thaçi ia kalon, definitivisht. Hashimi është lojtar i fort, me kundërshtarë të dobët dhe kur të detyron të qëndrosh në pritje për realizimin e një premtimi që kryesisht kurrë nuk e mbanë. Hashimi priti deri sa e formoi një Ekip Negociator, që në kushte normale, një pjesë e tyre, jo që nuk do t’i merrnin vizat për Bruksel por do të ftoheshin në Lion të Francës (Interpol), të lidhur me rripa të metaltë sigurie e që dikush i quan pranga, si shumë të mirëseardhur ku do të shoqëroheshin me humanistët e Cosa Nostras. Hashimi, sipas recetës së njëjtë thuaja që një vit e mbanë të bllokuar KQZ-në të cilin e ka funksionalizuar sipas nevojave të veta duke e defunksionalizuar përsëri për faktin se nuk ka guxim të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetarët e komunave të veriut e që është përgjegjësi e presidentit. Nuk e bënë këtë për shkak të bisedimeve dhe arritjes së marrëveshjes detyruese për Kosovën dhe shqiptarët ku, për momentin ndjehet yll kurse unë mendoj se është pjesë e kometës që jo shumë larg do të përplaset diku, deri në theqafje.

Karakterin multietnik, pas korrigjimit të kufinjve dhe në të cilën thirret me kompetencë Hashim Thaçi e kuptoj se Hajnesha në Fron, si simbol i qytetit të Prishtinës ku edhe i ka kryer veprat Lemja, do të përfaqësohet në Luginën e Prishtinës kurse Serbët e mbetur në jug të lumit Ibër e që përbëjnë shumicën e serbëve, së bashku me popat dhe popadijat e objekteve fetare, si kategori kushtetuese e Kosovës, plus Asociacioni i Serbisë në Kosovë do të jenë garantues i Kosovës multietnike. Qofsha i gabuar ndonëse deri më tani kam qenë njëfarë Nostradamusi në parashikime.

Baca Adem, kërkoj shumë falje që, në këtë shkrim, të kam futur në një thes me ca horra dhe maskarenj mirëpo edhe t’i ke qenë përkrahës i diversitetit. Koha e këtyre po përfundon, do të bëhen pjesë e kanalizimeve që do të derdhen në lumin Akeron, me destinim përfundimtar Ferrin ndërsa koha jote dhe e heronjve të vërtetë është e pamatshme, e pafund sepse jeni shndërruar në yje, si pjesë e gjithësisë njerëzore, kombëtare dhe morale. Edhe një herë më fal Baca Adem dhe ju patriotët dhe heronjtë e vërtetë!

Të gjithë lexuesve të gazetës “Epoka e re” dhe lexuesve që më lexojnë edhe kur nuk pajtohen me mua, Urime festa e Vitit të Ri, shëndet për Ju dhe familjet Tuaja dhe shumë fat për Kosovën. Kurrë më shumë se tani nuk jam i bindur se do të ndodhë bashkimi kombëtar! Urime!

Emri dhe shpresa e shqiptarëve për vitin 2019: askush tjetër pos Agim Bahtirit!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgim Mavraj në verë nënshkroi me Aris Selanik, por vendosi…