
IKJE ÇDO DITË
23 maj 2022
| 16:33
Agron Krasniqi
Shko një ditë tek Aeroporti
Sa shqiptari me lot në sy
Çdo ditë ikje nga Atdheu
Eh sa shtëpia mbyllet me dry
Dikush prit, dikush përcjell
Gjithandej plot përqafime
Erdha pak thot gyrbetqari
Prap do të lë vendlindja ime
Po të shkosh n’pika kufiri
Në Merdare, te Dheu i Bardhë
E gjatë kolona drejt Europës
Në Kosovë pak duke ardhë
Përplot mbushur me shqiptarë
Aeroplani, busi e trageti
Jetë më të mirë atje do kesh
Por Atdheun se ke me veti
Pse kjo tokë e lashtë dardane
Gjithëmone halle, vuajtje plot
Për shumë shekuj la me gjak
Në ditë Lirie,e larë me lot
Maj 2022