Ikjet në heshtje!

30 gusht 2022 | 11:50

Shkruan: Arben Dashevci

A thua vallë tash kur fillon mësimi edhe ndonjë ditë nëse nuk ka greva si gjithmonë, sa nxënës më pak do të jenë në bankat shkollore.

Ku shkuan dhe kah ikën kështu në heshtje , dhe pse lanë vendin e tyre së bashku me familjet e tyre.

Në Kosovën tone të pavarur dhe sovrane po ndodh edhe kjo PSE

A mos shkuan për studime dhe të kthehen prapa në vendin e tyre me përvoja të reja, JO por shkuan nga mos perspektiva PIK.

Njëherë në një emision televiziv Ivica Daçiç ka thënë me cinizëm ashtu si është edhe vet cinik,: ne nuk jemi kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, madje ne na bëhet qejfi”, kështu ka  deklaruar ky  cinik i projektit të Millosheviqit.

Ky me këtë deklaratë famëkeqe e të mbështjellë me ironi e cinizëm, është i mirë informuar se ikja e rinisë ndikon në të gjitha sferat jetësore dhe në mënyrë kruciale në boshtin e Republikës sonë në: Siguri, Mbrojtje, Shëndetësi, Ekonomi, etj, këtu është halli i tij ta bëj projekt të dështuar republikën e krijuar më 17 shkurt 2008.

Liberalizimi është imediat sepse edhe ne jemi territorialisht Evropë, madje mu në zemrën e saj.

Jemi të izoluar në kafazin e Ballkanit perëndimore pa asnjë arsye sepse nuk ka kriter të pa përmbushur, madje po ta vendosim në krahasim me shtet si Qirpo, Mali i zi, jemi larg me të demokratizuara.

Ne kemi nevoj të lëvizim sikur bleta e cila ushqehet në çdo trëndafila por mjaltin e sjellë në shtëpi, pra jo te ikim ilegalisht nga atdheu ynë.

Migrimi i rinisë sonë është alarm i vërtetë, po ti shikosh shifrat do të trishtohesh (por edhe nuk ka diçka relevante dhe 100% të saktë), mirëpo ju vetëm se kaloni kah lagjja “Arbëri” nëse ju bie rruga të frekuentoni do shihni dëshira të ngulitura në zemër për t’u larguar nga Kosova.

Nga kjo analizë sociale e çastit të krijohet përshtypja dhe nuk ke nevojë të kërkosh shifrat e Entit të Statistikave të Republikës së Kosovës, sepse ju tashmë e keni informacionin nga tereni!

Po të dëshironi të dimë diçka zyrtarisht atëherë lexoni raportin e OKB-së për vitin 2022 “World Population” ku bazuar në të dhënat e fundit, grafitit ”Pixxel” për shtetin tonë janë të tmerrshme dhe ka indikacione se deri në fund të shekullit 21 popullata në Kosovë do të zvogëlohet për 50% dhe këto janë të dhëna zyrtare.

Sipas një hulumtimi tjetër interesant,  40.000 Qytetar të Republikës së Kosovës, largohen nga vendi për arsye personale e profesionale dhe në kushte normale do kthehen vetëm për pushime, vizita javore/mujore.

Sipas ASK (Agjencia e Statistikave të Kosovës) gjatë vitit 2021 janë larguar nga Kosova 42 mijë e 728 qytetarë.

Gjithashtu një statistike – është shifra se nga viti 1969 janë larguar nga Kosova diku mbi gjysmë milioni banor, saktë 550 mijë banor rezident të Kosovën sonë të dashur, njashtu në këtë numër hyjnë edhe fëmijët që tashmë jetojnë në vendet perëndimore në masë të madhe.

Pra, është duke u rritur gjenerata e dytë dhe tretë  Kosovare në botën e madhe!

Rinia jonë është pasuria e këtij vendi disa e pranojnë disa ngurojnë ta pranojnë për arsye të pakuptueshme.

Rinia jonë është ajka e këtij vendi për të cilët ne krenohemi, armiku nuk flenë i qetë deri ta bëj të pajtueshëm këtë vend andaj e dëshirojnë largimin e tyre nga ky vend Kosova që është atdheu ynë i vetëm.

Rinia jonë është arma jonë kryesore sepse i’u qasa kësaj teme sociale me mjaft dëshpërim të akumuluar nga sjellja e ftohtë e organeve kompetent, ngrihuni mos lejoni të ndodh kjo tragjedi Veproni ose do i’u mbulojë trupi i historisë.

Nga aspekti i sigurisë fushë në të cilën jam i profesionalizuar, shënon hapa regresi me këtë fluks largimesh.

Ne po mbesim pa kuadro, policë potencial, zyrtare potencial, kriminalist potencial, vija e sigurisë nuk zhvillohet pa konkurrencë e atdhedashuri.

Njësitet më të fuqishme të specializuar  janë të krijuara nga djemtë e vajzat e këtij vendi, pra ne atdhe tjetër nuk kemi as fëmije nga inkubatoret evropian nuk mund të marrim.

Derisa shtetet tjera e dinë saktë, se ikja e trurit nga Kosova shënon begatin e lulëzimin e tregut të tyre, ngase i regjistrojnë me shifra e kalkulime rezultatet e mira të pasurimit me nivele kualifikimi nga shtet e huaja si Republika e Kosovës.

Paradoksi i ri në Kosovë – ende nuk është bërë as regjistrimi i popullsisë, qe një kohë të gjatë jemi në agoni.

Dukuria e emigracionit ishte e theksuar edhe para luftës, sidomos gjate viteve 90-ta kur shumica e të rinjve kryesisht burra është dashur ta lëshonin vendlindjen për të marrë botën në sy për shkakun e represionit Serb që ishte bërë tejet i dhunshëm, këtë fatin e kisha personalisht dhe unë duke lëvizur dhe zgjatur dorën e ndihmës familjes në Kosovën e robëruar!

Sakrifikuam vetë veten, familjen, arsimimin e lartë, një punë që e ëndërronim, braktisëm shtëpinë, shoqërinë, , gjuhën tonë të bukur e të pastër, që të shpëtojmë nga represioni i kasapit të Ballkanit Millosheviq.

Sot të rinjtë e pasluftës në Kosovë, kanë në mendje shpërnguljen ose ikja sa me parë nga Kosova.

PSE

Ata janë pa kushte të mira ekonomike, pa perspektiv por ajo që i vranë janë pa shpresë që klasa politike dhe autoritetet tjera do të bëjnë ndonjë gjë për ardhmërinë e tyre.

Ndoshta një ditë kjo gjendje edhe do të mund të ndryshoj kjo është dëshira jonë e flakur, sepse jemi prindër, personalisht kam katër fëmijë të mrekullueshëm, dëshiroj shumë të mbetën këtu dhe ta gjejnë veten në vendin e tyre dhe jo të ikin.

Nuk u’a dëshiroj fatin tim të viteve të 90-ta, nuk kemi fëmijë për të humbur sepse i kemi rritur me mundim dhe i kam dritë të syve, janë pasuria më e madhe nga Krijuesi Zoti.

Nëse ne si prindër na ikin fëmijët, Republikës sonë ju ikin infermierët, doktorët, specialistet, kurrizi i shoqërisë, skeleti kryesore i një të ardhme të ndritur, e ardhmja rinia.

Apeli, alarmi është kushtoni vëmendje punësimit të rinisë sonë, ligjjt të punës, ligjit për sektorin privat.

Ofroni mundësi kësaj shtrese të çmuar sepse është vlera jone më e madhe.

Rinia jonë është dhe mbetët krenari e Republikës së Kosovës!

Mitrovice 30.08.2022

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E njohur për linjat e admiruara trupore, Morena Taraku tërheq…