Ikona e Parisit mbush 130 vjeç
16 maj 2019
| 23:54
Ajo është për Parisin si “Big Ben”-i për Londrën, apo Koloseumi për Romën, e të dielën, gjiganti metalik 300 metra i gjatë feston ditëlindjen e tij të 130.
Më shumë se 7 milionë njerëz e vizitojnë çdo vit Kullën “Eiffel”, që pavarësisht moshës së saj mbetet në shëndet të mirë. Por, kur ajo nisi të ndërtohej në vitin 1887 nga Gustave Eiffel, jo të gjithë e panë me admirim monolitin metalik.
Një grup intelektualësh, mes të cilëve edhe Emile Zola dhe Guy de Maupassant publikuan një letër, ku protestonin kundër ndërtimit të Kullës “Eiffel” të padobishme dhe monstruoze.
Ata e quajtën atë madje “një kolonë të urryer metali, të mbërthyer me vida’. 130-vjetori ka nisur të festohet me një spektakël dritash lazer mbrëmjen e së mërkurës.