IKP-ja rekomandon suspendimin e policit që dyshohet se plagosi nënën e tij
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor, i cili dyshohet se ka plagosur aksidentalisht nënën e tij në Prishtinë.
“E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në pritet të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore”, është thënë në njoftimin e Inspektorati Policor të Kosovës (IPK).
I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) është shoqëruar në Inspektoratin Policor përderisa është rekomanduar suspendimi i tij si dhe i është konfiskuar arma zyrtare e cila dyshohet se është përdor në këtë rast.
IKP-ja ka dhënë rekomandimin për suspendimin edhe të një zyrtari tjetër policor, kësaj here në Mitrovicë.
Në këtë rast IPK ka rekomanduar suspendimin nën dyshimin se i dyshuari ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.