IKShPK-ja, apel:  Qëndroni në shtëpi, shpëtoni!

22 mars 2020 | 13:27

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për shkak të koronaviorusit.

Sipas këtij instituti, vetëm duke qëndruar në shtëpi dhe duke respektuar udhëzimet shëndetësore mund ta tejkalojmë situatën me Covid-19.

“Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

TA MUNDIM KORONAVIRUSIN ME KUJDES JO ME FRIKË!

PA SHTRËNGIM DUARSH!

PA PËRQAFIME!

QËNDRONI NË DISTANCË NGA NJËRI TJETRI SË PAKU 2 METRA LARG!

LANI DUART SA MË SHPESH ME UJË E SAPUN!

AJROSNI SHTËPINË DHE MBANI HIGJIENĒN PERSONALE DHE HIGJIENËN E SHTËPISË!

KUR TESHTINI, MBULONI GOJËN ME GROPËZËN E BËRRYLIT APO ME FACULETË!

TË MOSHUARIT DHE PERSONAT ME SËMUNDJE KRONIKE TË QËNDROJNË NË SHTËPI!

PËRMBAJUNI REKOMANDIMEVE TË INSTITUTIT KOMBËTAR!

NË MËNYRË RIGOROZE MBANI DISTANCËN SOCIALE PËR 2 METRA NGA NJËRI TJETRI!

QYTETARË QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

  1. IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur rekomandimet:
  • Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
  • Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!
  • Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në rrezik nga infeksionet respiratore!
  • Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
  • Lani duart porsa hyni në shtëpi!
  • Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!
  • Lani duart pas përdorimit të tualetit!
  • Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
  • Evitoni përdorimin e tualeteve publike!
  • Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!
  • Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hidhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!
  • Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!
  • Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!
  • Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
  • Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Paris Saint-Germain janë duke punuar për sjelljen e…