IKShPK: 12 viktima nga Covidi në 24 orët e fundit
08 prill 2021
| 15:09
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 viktima nga Covid-19.
Në njoftimin për medie, instituti ka treguar se gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar 871 raste të reja dhe janë shëruar 642 pacientë.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (83, 79, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (65, 64 vjeç), Podujevë 2 raste (76, 65 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Skenderaj 1 rast (88 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç)”, është thënë në njoftim.