IKShPK: Bartja e maskave dhe mbajtja e distancë është obligative

13 korrik 2020 | 16:43

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tw Kosovws(IKShPK) ka publikuar masat e reja kundër përhapjes se Covid-19 që janë miratuar sot në Qeveri.

Në profilin e tij e tij në “Facebook”, ky institut ka treguar se bartja e maskave mbrojtëse dhe mbajta e distancës prej 2 metrave është obligative.

 

Njoftimi i plote i IKShPK-së:

 

  • Bartja e maskave mbrojtëse është obligative
  • Mbajta e distancës prej 2 m obligative
  • Institucionet obligohen të mbajnë dezinfektues dhe maska në vende të qasshme
  • Qytetarët mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike mund të dalin në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej 05:00 deri 10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej 18:00 deri 21:00)
  • Në komunat: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Gjilan, Fushë Kosovë, Shtërpcë, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan nga ora 21:00-05:00 ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave jashtë shtëpive (Qarkullimi lejohet për raste urgjente shëndetësore)
  • Pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private
  • Pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura
  • Të gjitha Qendrat tregtare obligohen që ta zbatojnë orarin nga 05:00-21:00 duke respketuar në tërësi Manulin për mbrojtje nga COVID-19
  • Pezullohen puna në tregjet publike të automjeteve dhe tregjet e kafshëve
  • Pezullohen ceremonitë fetare në Institucionet fetare në RKS
  • Ndalohet grumbullimi i qytetarëve më shumë se 5 persona në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme
  • Operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare të ofrojnë shërbime me orar dhe staf minimal
  • Qytetarët e Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut obligohen që kur hyjnë në Kosovë të kenë test RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e RKS

(M.K / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se…