IKShPK dhe KRU Prishtina: Ujin e Badocit mos e përdorin as për përgatitjen e ushqimit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që furnizohen nga Badoci që të mos e përdorin ujin për pije dhe as për përgatitje të ushqimit pasi në analizat e bëra fiziko-kimike të mostrave të ujit prodhuar në fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badocit ka vlera të rritura të Manganit
Në njoftim thuhet se IKSHPK ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe kontrollit të cilësisë së ujit për pije në zonën e mbulueshmërisë.
Zonat që nuk duhet ta përdorin ujin për pije dhe përgatitje të ushqimit janë:
Qyteza e Graçanicës, fshatrat e Graçanicës qe furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave që furnizohen nga NJOU Lipjan, Ajvalia komplet, lagjet Veterniku, Lagjet 038 dhe te gjitha tjerat qe gravitojnë ne brezin Gracanice – Prishtine, pastaj Lagjet Qendresa, Qendresa Home, Swiss Village, fsh. Preoc, Cagllavice, Rruga Behar Begolli, Richard Holbrooke, Qendra Albi Mall, Rruga Shkupi, Holger Petersen, Malush Kosova, objektet individuale nga rruga Malush Kosova, deri te “kisha ne Matiçan” zonat ne drejtim te zonës industriale drejtimi per Lipjan, Lagja Qershia, Lagja NIC, zona afër Xhamise ne Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtesise, fshati ndërkombëtar, Mati rruga Muharrem Fejza me te gjitha rrugicat drejtimi deri te QKUK, rruga Enver Maloku, objektet ne lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale), dhe objektet e kyçura direkt ne linjat magjistrale Badovc Prishtine, rruga Ferat Dragaj, Hajrullah Abdullahu, Hilmi Rakovica, Vllezerit Gervalla, Afrim Zhitija, Armend Daci, Dervish Rozhaja, Thimi Mitko, pjesa e zonës “te Xhambazt”, rruga Sali Nivica, Norbert Jokl, Thimi Mitko, objektet banesore ne Bregun e Diellit zonat Qender dhe zonat tjera afër Qendres Tregtare ne brezin rrugor Xheladin Rekaliu deri te kryqëzimi i rrugës te konviktet, zonat afër shkollës Ismail Qemali, rrugët Mehmet Gradica, Hyzri Talla, Qamil Bala.