IKShPK do të tentojë ta matë imunitetin kolektiv nga Covidi

04 nëntor 2020 | 08:55

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën me dije se numri i rasteve pozitive është 20 999 raste nga 98 769 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 705 raste të vdekjes.

IKShPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 722 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4 562.

Rritja e numrit të rasteve pozitive me Covid-19 tashmë e ka ndryshuar situatën epidemiologjike në Kosovë. Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik vlerësojnë se situata është përkeqësuar, ndërsa paralajmërojnë shtimin e kapaciteteve të testimit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik vlerëson se situata epidemiologjike në Kosovë është rënduar, ndërsa vazhdon intensivisht testimin dhe gjurmimin e kontakteve të pacientëve pozitivë. Mirëpo, sipas drejtorit Naser Ramadani, janë rritur kapacitetet testuese.

“Do të bëjmë akoma zgjerimin e kapaciteteve testuese. Ne po e presim edhe aparaturën nga Banka Botërore të hulumtimit sero epidemiologjik. Pos situatës aktuale të testimit dhe gjurmimit të rasteve në terren, do të tentojmë ta matim edhe imunitetin kolektiv në Kosovë dhe të shohim sa është e mbuluar popullata e Kosovës me imunitetin e përgjithshëm”, deklaroi Naser Ramadani.

Se janë rritur kapacitetet tregon edhe mikrobiologia Donjeta Pllana. “Edhe me aparatura qëndrojmë më mirë se herën e parë. Kemi marrë aparaturë shtesë që e ndihmojnë pjesën e parë të punës dhe organizohemi në mënyrë shumë më të mirë”, deklaroi Donjeta Pllana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fillim nate të zura të përgjumur Tè pashë nën…