IKShPK-ja: Analizat tregojnë akoma vlera të larta të manganit në ujin e liqenit të Badocit

30 tetor 2023 | 15:47

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se është duke vazhduar monitorimi dhe përcjellja në vazhdimësi e cilësisë së ujit në Liqenin akumulues të Badocit, të destinuar për pije dhe se nuk ka vend për panik.

Sipas njoftimit të IKShPK-së është thënë se analizat e fundit laboratorike tregojnë që ka akoma vlera të larta se niveli maksimal i lejuar në ujin e liqenit.

“Analizat e fundit laboratorike tregojnë akoma vlera më të larta se niveli maksimal i lejuar i manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës, sipas standardeve të parapara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021 – Cilësia e ujit për konsum nga njeriu. Ekipet e IKShPK-së janë në terren 24/7 dhe po bëhen çdo ditë analiza fiziko-kimike të ujit të prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badocit dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për normalizimin e parametrave referent të ujit të pijshëm”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pajtim Panxha B.I shpall të pavlefshëm certifikatën e biznesit me…