
IKSHPK-ja, apel qytetarëve: Vaksinohuni, mos lejoni rrezikimin e shëndetit tuaj
05 gusht 2021
| 12:17
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që ta marrin vaksinën kundër Covidit.
“Është në dorën e secilit të kontribuojë në këtë situatë të rënduar dhe të bindni së paku një person të vaksinohet dhe t’i përmbahet rekomandimeve të institutit kombëtar! Andaj ju lutemi: për hir të shëndetit tuaj- vaksinohuni!”, është thënë në apelin e IKShPK-së.