IKShPK-ja bën thirrje për vaksinim të vajzave kundër kancerit të qafës së mitrës

23 shkurt 2024 | 11:06

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka bërë thirrje për vaksinim të vajzave kundër kancerit të qafës së mitrës.

IKShPK-ja ka renditur disa nga arsyet se pse duhet të merret vaksina kundër Human Papilloma Virusit (HPV).

“Çdo vit, mbi 30 000 gra vdesin nga kanceri i qafës së mitrës brenda Rajonit Evropian të OBSh-së. Kanceri i qafës së mitrës është i parandalueshëm. Vaksina HPV mund të parandalojë mbi 90 për qind të kancereve të shkaktuara nga Human Papilloma Virusi. Vaksina HPV është e sigurt dhe efektive. Vaksinat HPV janë pjesë e përpjekjeve globale për ta eliminuar kancerin e qafës së mitrës deri në vitin 2030”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Sipas këtij njoftimi, Kosova u është bashkuar këtyre përpjekjeve dhe ka filluar vaksinimin e vajzave të klasave të VI-ta kundër kancerit të qafës së mitrës.

“Vaksinimi bëhet në shkolla. Asnjë vajzë/grua nuk duhet të vdesë nga kanceri i qafës së mitrës. Askund. Informohu, vaksinohu, kontrollohu … dhe tregoi shoqes suaj se je vaksinuar”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka quajtur pjesë e…