IKShPK-ja i propozon ministrit Vitia dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër Covidit

08 shtator 2021 | 12:16

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Arben Vitia, para mediave ka bërë me dije të mërkurën se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) i ka propozuar që të ketë në konsideratë edhe dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër Covidit.

Vitia ka thënë se kanë filluar negocimin me kompanitë prodhuese për sigurimin e 1 milion vaksinave shtesë për këtë gjë për vitin e ardhshëm.

“Do ta kemi në konsideratë edhe administrimin e dozës së tretë sipas rekomandimeve të fundit që na kanë ardhur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, kurdo që shihet kjo e domosdoshme, sidomos kjo vlen për grupet më të ndjeshme të popullatës. Grupi negociues në Ministrinë e Shëndetësisë ka filluar negocimin me kompanitë prodhuese për sigurimin edhe të 1 milion vaksinave tjera për këtë gjë për vitin tjetër”, ka thënë ai.

Vitia ka thënë se gjatë kësaj jave pritet që numri i vaksinave të administruara të shkojë në 1 milion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me propozimin e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,…