IKShPK-ja: Ka rënie të vlerave të manganit në liqenin e Badovcit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se ka rënie të vlerave të manganit në ujin e liqenit akumulues të Badovcit.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton popullatën se është duke bërë monitorimin dhe përcjelljen në vazhdimësi të cilësisë së ujit të Liqenit akumulues të Badovcit, të destinuar për pije dhe se nuk ka vend për panik”, thuhet në komunikatën e IKShPK-së.
“Analizat e fundit laboratorike tregojnë për rënie të vlerave referente të manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës, por që ende nuk janë arritur vlerat sipas standardeve të parapara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021 – cilësia e ujit për konsum nga njeriu”, ka njoftuar IKShPK-ja.
Më tutje, IKShPK-ja ka listuar zonat që është duke i përcjellë vazhdimisht për cilësinë e ujit.