IKShPK-ja konfirmon një rast me virusin e Nilit Perëndimor, tregon simptomat
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka konfirmuar një rast pozitiv me virusin e Nilit Perëndimor.
IKShPK -ja ka treguar se pacienti i infektuar është i gjinisë mashkullore, 59 vjeçar nga Komuna e Fushë-Kosovës.
I njëjti, është hospitalizuar në Klinikën Infektive më 29 korrik për shkak të simptomave si lodhja dhe temperature e lartë.
“Këto simptoma te pacienti kanë filluar me datën 22 korrik 2024, ndërsa pas trajtimit ambulantor, ai është hospitalizuar me datën 29 korrik në Klinikën Infektive të QKUK-së për evaluim dhe trajtim të mëtejmë mjekësor. Pacienti nga data 27.06.2024 deri më 29.06.2024 ka qëndruar në Shëngjin-Shqipëri, ndërsa nga data 13.07.2024 deri më 22.07.2024 ka qëndruar për pushime në Ulqin. Simptomat i janë paraqitur menjëherë pas kthimit nga Ulqini”, ka njoftuar IKShPK-ja.
IKShPK-j ka publikuar po ashtu simptomat nga infektimi me këtë virus: